Largohet nga Besiktasi

Futboll

Largohet nga Besiktasi

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:16
Eric Bailly

Klubi spanjoll, Villarreal raportohet se është i interesuar për futbollistin e Besiktas, Eric Bailly.

Skuadra spanjolle është duke menduar për disa lojtarë për afatin kalimtar të janarit.

Bailly, sipas medieve spanjolle, është synim i Villarealit. Lojtari thuhet se do të largohet nga klubi turk dhe e ardhmja e tij, duket se do të jetë në Spanjë.

“Ende nuk është arritur marrëveshja. Negociatat janë duke vazhduar”, shkruajnë mediet iberike.

Ndryshe, Bailly është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por siç raportohet, Villareali është më afër lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat