Union Berlin rikthehet te fitorja

Futboll

Union Berlin rikthehet te fitorja

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 20:42
Union Berlin feston

Union Berlin rikthehet të fitorja në kampionat dhe atë e bën ndaj Koln-it në javën e 16-të të Bundesliga, me këta të fundit që vazhdojnë të jenë në krizë totale.

Kjo sfidë ishte deri diku e balancuar, me të dyja skuadrat që patën shumë raste për të gjetur rrugë drejt rrjetës.

Megjithatë përtej rasteve të shumta, goli i parë u shënua në minutën e 55’, me Hollerbach që kaloi vendasit në avantazh.

Ndërsa në minutën e 78’ ishte Fofana ai që gjeti golin, duke dyfishuar avantazhin e Union Berlin.

Pavarësisht tentativave nga ana e miqve për të gjetur golin, në fund takimi u mbyll me rezultatin 2-0.

Pas javës së 16-të, Union Berlin renditet në vend të 15-të me 13 pikë, teksa Koln vuan në vend të 17-të me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat