Milani, fillon epoka e tretë e Ibrahimoviç

Futboll

Milani, fillon epoka e tretë e Ibrahimoviç

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:51
Ibrahimoviç në mes

Në “Milanello” fillon epoka e tretë e Ibrahimoviç. Ish-sulmuesi suedez, i cili së fundi u emërua këshilltar i lartë i “RedBird” dhe Milanit zbarkoi në qendrën sportive kuqezi dy ditë para ndeshjes së kampionatit në Salernitana, duke nisur zyrtarisht detyrën e re.

Një takim me stafin, ku të pranishëm ishin edhe Moncada me D’Ottavio, Pioli dhe lojtarët (madje edhe disa ish-shokë skuadre). Ky takim ishte pritur prej ditësh, por u shty për shkak të një gripi që e goditi suedezin, i cili mungoi si në Newcastle, edhe në darkën e Krishtlindjes që u zhvillua mbrëmë në “Talent Garden Hotel” të Milanos.

Vetë klubi kuqezi shpjegoi se çfarë do të bëjë Zlatan në pozicionin e ri, përmes një deklaratë zyrtare: “Ibra do të luajë një rol aktiv në operacionet sportive dhe komerciale të klubit, si dhe do të kontribuojë në forcimin e kulturës së tij fituese.

Mandati i tij do të përfshijë zhvillimin e lojtarëve dhe trajnime me performancë të lartë, promovim të markës globale të AC Milan dhe interesave komerciale, mbështetje për projekte të veçanta me rëndësi strategjike, duke përfshirë stadiumin e ri të klubit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat