Nuk ngurron të tregojë ambiciet e tij

Futboll

Nuk ngurron të tregojë ambiciet e tij

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 21:39
Tomori e Pulisic

Sot feston përvjetorin e 26-të dhe prej dy ndeshjes flirton me golin të cilin uron ta gjejë kundër Salernitanës këtë të premte. Këtë, Fikajo Tomori e ka thënë në një intervistë për “Sportweek”, revistë për të cilën nuk ka ngurruar të tregojë edhe ambiciet e tij.

Si është të kalosh nga Champions-i, në një ndeshje të Serisë A? “Para ndeshjes kundër Newcastle e dinim mirë se stadiumi do të ishte i mbushur plot dhe plot.

Pjesa e parë ishte e vështirë, por në pjesën e dytë luajtëm me shpirt, me energji dhe mbi të gjitha me cilësi. Në pjesën e dytë e merituam fitoren, por mbetet keqardhje për daljen nga Champions-i.”

Në Angli goditët shtyllën, ndërsa me Monzën për pak sa nuk shënuat… “Dy golat e mi, kundër Frosinones dhe Cagliarit, ishin të lehtë për t’u shënuar. Doja të shënoja edhe ndaj Newcastle, por kërkova të jem shumë i saktë. Edhe Ndaj Monzës ndoqa disa aksione, megjithatë uroj të kem fat në të ardhmen.”

Si ka ndryshuar mendësia dhe interpretimi juaj i rolit? “Ndihem mirë në fushë me mënyrën se si po luaj. Luaj në qendrën e mbrojtjes, duhet të flas shumë dhe të karikoj skuadrën. Këtë po bëj dhe mendoj se kanë qenë ndeshje të mira. Megjithatë, nuk kënaqem kurrë dhe dua gjithmonë të përmirësohem.”

Me Kjaerin keni luajtur shpesh, por edhe me Teon nuk bëtë figurë të keqe… “Tani është Teo pranë meje, merremi vesh mirë në fushë. Me marrëdhënien që kemi nuk duhet të flasim shumë, e dimë mirë se cilat janë cilësitë dhe karakteristikat tona në fushë.”

Çfarë prisni nga ndeshja e radhës? “Pas ndeshjeve kundër Newcastle dhe Monzës, duhet të përdorim këtë besim dhe këtë ndjenjë që kemi në ndeshjen e radhës. Salernitana është një skuadër e mirë në qarkullimin e topit. Do të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje, sepse kampionati është ende i gjatë. Jemi disa pikë prapa, por nëse fokusohemi vetëm te vetja, gjithçka mund të ndodhë.

Pioli predikon qetësi për vendin e katërt, ndërkohë që Reijnders kërkon titullin. Ju me kë rreshtoheni? “Ne besojmë. Cilësitë nuk na mungojnë dhe duhet të punojmë për të mos bërë më gabime që mund të na kushtojnë pikë. Ndonjëherë kemi marrë rezultate që nuk i kemi merituar, ndaj nevojitet më shumë kujdes.”

Cili është plani për Ligën e Europës? “Është një turne tjetër, por mbetet trofe europian dhe duhet të japim gjithçka për ta fituar. Nëse luajmë çdo ndeshje si në pjesën e dytë kundër Njukasëllit, jam i sigurt se mund të bëjmë më mirë në këtë kompeticion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat