I paprekshëm

Futboll

I paprekshëm

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 12:32
Ronald Araujo

Stuhia vazhdon të qëndrojë në Barcelonë duke i shkaktuar disfata si ajo me Girona dhe Antwerp.

Megjithatë, një vëmendje të madhe klubi katalanas e ka te kapiteni i tyre, Ronald Araujo, i cili padyshim është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë. Barça duhet të ketë kujdes, pasi Bayern Munich ka shfaqur një interes të lartë për 24 vjeçari uruguaian.

Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, Bayern do të tentojë për Araujo gjatë merkatos së janarit. Barça nga ana tjetër nuk ka ndërmend të heqë dorë nga titani i tyre.

Nga Gjermania thuhet se Bayern Munich është tepër i interesuar për Araujo, madje aq sa nëse nuk ia dalin ta transferojnë në janar, do të përpiqen përsëri gjatë mekratos së verës, në fund të sezonit.

Gjithsesi, mbrojtësi 24 vjeçar ka shprehur qartë që sytë i ka vetëm për skuadrën katalanase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat