Barça shtang Real-in dhe City-n

Futboll

Barça shtang Real-in dhe City-n

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 18:01
Laporta

Ditët e fundit talenti më i përfolur i Amerikës së Jugut është sigurisht Claudio Echeverri. Futbollisti argjentinas, ende nën moshë (do të mbushë 18 vjeç më 2 janar) i magjepsi të gjithë në Kupën e Botës Under 17.

Lojtari në pronësi të River Plate kujton paksa Paulo Dybala, edhe nëse preferon të godasë kryesisht me këmbën tjetër. Futbollisti i datëlindjes 2006 ka përfunduar në vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha.

Manchester City po mendon për të, pasi ka marrë Julian Alvarez, ata do të donin të bënin një tjetër goditje në Argjentinë.

Por është veçanërisht i pëlqyer në Spanjë, gjithmonë shumë i ndjeshëm ndaj talenteve të Amerikës së Jugut: është qartësisht Real Madridi, i cili nuk ka pasur kurrë probleme për të shpenzuar shumë para edhe për lojtarët nën moshë, por mbi të gjitha Barcelona.

Blaugranat madje do të ishin gati të mbyllnin marrëveshjen në javët e ardhshme. Talenti 17-vjeçar ka një klauzolë 25 milionë euro, por Barcelona ka ide të tjera në mendje.

Sipas Radio la Red, në fakt, Barça i ka komunikuar River Plate synimin e tyre për të negociuar blerjen e Echeverrit, duke paguar deri në 30 milionë euro, në mënyrë që të mund të kryejnë pagesën në disa këste, duke lënë gjithashtu lojtarin te River deri në qershor 2024.

“Jam i bindur se çështja e Echeverrit do të zgjidhet nga tani deri në fund të vitit. Ne po ndjekim të gjithë procesin e rritjes së Claudio-s dhe shpresoj që në këto ditë të kemi të reja”, tha Jorge Brito, presidenti i River, në një intervistë për TyC Sports.

Prandaj do të jenë ditë vërtet të nxehta për të ardhmen e talentit të ri argjentinas, gati për të mbërritur në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat