FC Ballkani i mori mbi 8 milionë euro për dy sezone në Conference League

Futboll

FC Ballkani i mori mbi 8 milionë euro për dy sezone në Conference League

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 16:36
Ballkani

Ballkani luajti edhe në këtë sezon në grupet e Conference Leagues për herë të dytë rresht, teksa mbrëmë mbylli aventurën në këtë garë.

Gjithsesi, klubi nga Theranda ia doli të arketojë sërish miliona euro falë pjesëmarrjes në garën e tretë më të fortë për klube në Evropë.

Mbi 8.3 milionë euro i ka inkasuar FC Ballkani vetëm nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës në dy edicionet e fundit.

Në edicionin 2022/23, Ballkani i ka fituar 4 milionë e 182 mijë euro nga pjesëmarrja në grupet e Conference League.

Sipas “football-coefficient”, për edicionin 2023/24 kampioni i Kosovës i ka fituar nga UEFA edhe 4 milionë e 143 mijë euro tjera për pjesëmarrje në të njëjtën garë, nga e cila u eliminua të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat