Kujtim Shala: Nuk shkova në Kosovë për 9 vite, nuk po flisnin mirë për mua se zgjodha Kroacinë

Futboll

Kujtim Shala: Nuk shkova në Kosovë për 9 vite, nuk po flisnin mirë për mua se zgjodha Kroacinë

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 19:10
Kujtim Shala

Mediat kroate kanë nisur me shkrimet para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kroacisë.

Këtë herë ata kanë sjellë në qendër të vëmendjes një ish-lojtar shqiptar, Kujtim Shalën.

Ky i fundit e nisi rrugëtimin e futbollit nga Kosova, ishte pjesë e Partizanit të Beogradit dhe Dinamo Zagrebit.

Gjithashtu Shala ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren e Kroacisë.

Në një intervistë për mediumin kroat “Veçernji list”, ish-futbollisti do të shprehej se nuk ishte penduar për zgjedhjen e tij.

“Gjithçka ndodhi, nuk ishte e lehtë për njerëzit e mi që jetonin në Kosovë, ajo ndeshje për Kroacinë nuk u prit mirë, por nuk jam penduar aspak.

Nga viti 1990 nuk shkova ne Kosovë deri në vitin 1999, e di qe nuk do të kaloja mirë, gruaja ime shkonte me fëmijët, gjithmonë e pyesnin në kufi nëse është gruaja ime dhe pse nuk po shkoja më në Kosovë.

Thanë lloj-lloj gjërash, por unë jam krenar për atë ndeshje për Kroacinë dhe do të jem gjithmonë”, tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat