Januzaj me Sevillën mposhten në Mallorca

Futboll

Januzaj me Sevillën mposhten në Mallorca

Nga: K.G. Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 22:56
Pamje nga ndeshja

Futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj, u paraqit nga minuta e 33-të për Sevillën por nuk ia dolën në Mallorca.

Skuadra e Mallorca-s ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Sevillës, në takimin e javës së 16-të në kampionatin spanjoll.

Larin në minutën e 11-të ka realizuar gol mjeshtëror nga rreth 14 metra duke e lënë të shtangur portierin Dmitroviq që vetëm shikoi topin se si futej në këndin e poshtëm të majtë.

Mallorca është në vend të 15-të me 14 pikë e Sevilla në të 16-rin me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat