Hoffenheim lë pas krizën dhe fiton bindshëm në shtëpi ndaj Bochum

Futboll

Hoffenheim lë pas krizën dhe fiton bindshëm në shtëpi ndaj Bochum

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:30
Hoffenheim

Hoffenheim-Bochum çelën javën e 14-të të Bundesliga, me sfidën e luajtur në “PreZero Arena” që “foli” për vendasit, të cilët lënë pas krizën.

Hoffenheim mori avantazhin në minutën e 32’ falë autogolit të Masovic, ndërsa në minutën e 43’ Kramaric dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij.

Takimi vazhdoi me rezultatin 2-0 deri në minutën e 76’, kur Bobou realizoi golin e tretë për Hoffenheim.

Miqtë provuan të reagonin dhe gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën 90’ me Pacienca, megjithatë nuk mundën të bënin më shumë.

3-1 dhe Hoffenheim renditet momentalisht në vend të gjashtë me 23 pikë, teksa Bochum renditet në vend të 12-të me 13 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat