Newcastle bie në Liverpool

Futboll

Newcastle bie në Liverpool

Nga: K.G. Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 22:26
Pamje nga ndeshja

Newcastle kthehet duarbosh nga stadiumi "Goodison Park" në Liverpool.

Evertoni ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Newcastle-s, në takimin e javës së 15-të të Premier League, 

11 minutat e fundit fatale për Newcastlen. 

Tre pikë në momentin e duhur për skuadrën nga Liverpooli, të cilat u siguruan me golat e futbollistëve McNeil (79'), Doucoure (86') e Beto (90+7'). Newcastle renditet më vend të shtatë me 26 pikë dhe Evertoni në të 17-tin me 10 pikë.

Duhet theksuar se Evertoni është i dënuar me minus 10 pikë, ndryshe do të ishte në pozitën e 10-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat