Bardhezinjtë janë gati të plotësojnë kërkesën e Lilles

Futboll

Bardhezinjtë janë gati të plotësojnë kërkesën e Lilles

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Tiago Djalo

Jo vetëm titulli kampion, por një betejë e egër edhe në merkato.

Është kjo panorama që parashikohet për muajin janar mes Juventusit dhe Interit, të cilat kanë rënë në gjurmët e mbrojtësit Tiago Djalo.

Portugezi që luan në radhët e Lilës, më saktë që pritet të rikthehet për një dëmtimi jo të shkurtër, kërkon që të rigjejë vazhdimësinë e të luajturit dhe kërkon ta bëjë këtë në një tjetër skuadër larg Francës.

Dhe Juventusi, që pavarësisht se prioritet në janar ka gjetjen e një mesfushori, ka ndërhyrë në bisedimet mes Interit dhe Lilës, duke prishur një marrëveshje që mendohej se po shkonte në shinat e duhura.

Bardhezinjtë janë gati të plotësojnë kërkesën e Lilles prej 4-5 milionë eurosh për kartonin, ndërsa Interi po punonte për një huazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat