Thyen heshtjen

Futboll

Thyen heshtjen

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 22:03
Arturo Vidal

Teksa pret të kuptojë se çfarë do të bëjë sezonin e ardhshëm, Arturo Vidal është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ndeshjen mes Kilit dhe Kolumbisë të luajtur në shtator dhe të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Kiliani dha përditësime për gjendjen e tij përmes rrjeteve sociale.

“Më në fund sot jam rikthyer në fushë, falë Zotit. Jam shumë i lumtur, ashtu si kur bëra debutimin tim profesional.

Le të vazhdojmë të punojmë, sepse koha e Zotit është perfekt dhe së shpejti do t’i rikthehem jetës sime të zakonshme”, ka shkruar ai në Instagram.

Ish-mesfushori i Juves dhe Interit, i cili ëndërron ta mbyllë karrierën te Boca Juniors. Vidal aktualisht luan për Athletico Paranaense.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat