Publikohen formacionet e sfidës Lazio - Genoa

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Lazio - Genoa

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:49
Formacionet

Në orën 21:00, “shqiponjat” romane të Lazio do të presin në “Stadio Olimpico”, skuadrën e Genoa, në përballjen e vlefshme për raundin e 1/8-ve të Kupës së Italisë, ku gjithçka kërkohet është një biletë për në fazën çerek-finale, të këtij kompeticioni.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Maurizio Sarri i ka rreshtuar “Të Kaltërit” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë nuk ka sesi të mungojë Provedel.

Në krahët e mbrojtjes janë Elseid Hysaj e Pellegrini, me qendrën që mbulohet nga patric e Gila. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Kamada, Rovella e Guendouzi, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Pedro, Castellano e Isaksen.

Në krahun tjetër, tekniku Alberto Gilardino i ka pozicionuar në fushë djemtë e tij, me formulën 3-5-1-1, ku në portë është Leali e para tij në mbrojtje Vogliaço, Dragusin e Matturro. Krahët e fushës mbulohen nga Hefti e Martin, ndërsa qendra nga Thorbsy, Kutlu e Jagiello. Më i avancuar është Galdames, ndërsa në majën e sulmit i vetëm është “bomberi” italian, Mattego Retegui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat