Fatale disfata kundër skuadrës së Zhegrovës

Futboll

Fatale disfata kundër skuadrës së Zhegrovës

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 11:04
Grossos e Gatusso

Pas diçka më shumë se dy muajsh, aventurës së Fabio Grossos në Francë te Lyon i vjen fundi. Rezultatet e dobta dhe disfata e fundit kundër skuadrës së Zhegrovës, Lille, rezultuan fatale për fatet e italianit që nuk mundi ta nxjerrë Lyon nga kriza duke e lënë aktualisht skuadrën në vendin e fundit të Ligue 1 me vetëm shtatë pikë pas 12 ndeshjesh.

Në tetë takime që ishte në krye të Lyon, Grosso mundi të regjistronte vetëm një fitore si dhe tre barazime e katër disfata.

Një tjetër aspekt që penalizoi teknikun 46-vjeçar ishte edhe pamundësia për të menaxhuar grupin e veteranëve të përbërë nga kapiteni Lacazette, Lovren, Tagliafico e Tolisso.

Në këtë formë, amerikani që ka në pronësi klubin, John Textor nuk kishte rrugë tjetër përveç se të kalonte në vendimin e ekstrem dhe për ta shkarkuar Kampionin e Botës në vitin 2006.

Në pritje të trajnerit të ri, Lyon do të kalojë në drejtimin e përkohëshëm të Pierre Sage që është drejtori i qendrës stërvitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat