Sfidat ndaj Irlandës së Veriut e Hungarisë, trajneri Grima fton 20 futbolliste

Futboll

Sfidat ndaj Irlandës së Veriut e Hungarisë, trajneri Grima fton 20 futbolliste

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:13
Lista

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të nisë këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Irlandës së Veriut dhe Hungarisë.

Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka shpallur edhe listën me emrat e 20 lojtarëve që do të grumbullohen për këto dy sfida vendimtare për renditjen e Shqipërisë në grupin B1 të Ligës B.

Grupi ka risi në këtë grumbullim, me Vesa Paqarizin e Fortesa Berishën që i bashkohen skuadrës pas pajisjes me pasaporta shqiptare. Sakaq, rikthehet me ekipin edhe Esi Lufo, e cila është transferuar në ekipin e Rivers FC në Kanada. Ndërkaq, pjesa tjetër e lojtareve të grumbulluara nuk ndryshon.

Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet të hënën e 27 nëntorit në Tiranë dhe do të zhvillojë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Më 1 dhjetor, vajzat kuqezi do të përballen me Irlandën e Veriut në stadiumin “Air Albania” në ora 17:00. Sakaq, me 5 dhjetor do të luajë ndeshjen e fundit në grup, ndaj Hungarisë në transfertë. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Hidegkuti Nándor” në ora 17:00.

Më poshtë, edhe lista e plotë me emrat e 20 lojtareve të grumbulluara për ndeshjen me Irlandën e Veriut dhe Hungarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat