Rashica do të mungojë dy javë

Futboll

Rashica do të mungojë dy javë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:09
Rashica

Milot Rashica do të jetë jashtë fushës së gjelbër për dy javë dhe do t’i mungojë Beshiktashit në ndeshjen e fundjavës në Superligën e Turqisë.

Rashica ishte realizator i golit të fitores së Kosovës ndaj Izraelit më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Megjithatë, ai u lëndua para ndeshjes me Zvicrën dhe nuk luajti as ndaj Bjellorusisë, në ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024”.

Mungesën dyjavore të Rashicës 27-vjeçar, të enjten e kanë konfirmuar mediat në Turqi. Ai ka lëndim muskulor në këmbën e djathtë. Beshiktashi të dielën në orën 14:00, luan në udhëtim te Samsunspori, në ndeshjen e xhiros së 13-të.

Në mesjavën e ardhshme, Beshiktashi e pret Club Bruggen, në ndeshjen e Grupit D të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, Rashica pritet të kthehet në duelin në udhëtim tek Ankaragucu, më 3 dhjetor. Rashica me Beshiktashin në edicionin aktual ka dy gola të shënuar e dy asistime në të gjitha garat, në 15 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat