Juventus - Inter, ja parashikimi i Cannavaros

Futboll

Juventus - Inter, ja parashikimi i Cannavaros

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:12
Fabio Cannavaro

Fabio Cannavaro, ish-futbollisti i shquar italian, kampion bote dhe fitues i “Topit të Artë” më 2006, dha një intervistë për “Corriere dello Sport”, duke u ndalur edhe te “Derby d’Italia” mes Juventusit dhe Interit, që do të luhet të dielën në Torino:

“Ky derbi përmbledh shumë nga e kaluara ime, ndryshon në përmbajtje dhe momente.

E shoh Interin më favorit, sepse ka sulmues shumë të fortë. Nuk ka nevojë të ndalem te Lautaro Martinez, nuk kam patur asnjë dyshim për Marcus Thuram.

Ai nuk është thjesht asistues, kijeni parasysh. Marcus e sheh golin dhe e ndjen.

Ai ishte pak i pandershëm ndaj meje, më quajti burrë plak, por tani që e takova di si ta trajtoj. Ai është djali i Lilian, mund ta përballoj”.

Ish-mbrojtësi ka folur edhe për rikthimi i Walter Mazzarrit në pankinën e Napolit: “Ka një ekip të madh në duart e tij, shumë të fortë, i cili mund të kthehet në nivelet fituese të sezonit të titullit. Me Garcia e humbi mënyrën e vet të lojës, me të cilën shkëlqeu sezonin e kaluar.

Para se t’i nënshtronte të gjithë, ai nuk lejoi askënd të bënte dy pasime radhazi. Tani, Napoli duhet të gjejë përsëri veten. Walter ka mundësinë t’i kthejë identitetin, e njeh mjedisin dhe prandaj e fillon me avantazhe. Por kalendari, duke e rilexuar atë, është i tmerrshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat