Greca shkëlqen me dygolësh

Futboll

Greca shkëlqen me dygolësh

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:38
AF Elbasani

AF Elbasani ka mposhtur Kastriotin me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë.

Dueli u zhbllokua në minutën e 13′ nga Greca dhe në të 39′ ai dyfishoi shifrat duke shënuar një gol të bukur me thembër. Kështu pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të Elbasanit.

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe të tretin me Hasanin në minutën e 53′. Goli i vetëm për Kastriotin u shënua nga Xhonatan Da Silva. 

Me këtë fitore Elbasani shkon në kuotën e 25 pikëve dhe i vihet në ndjekje Bylisit i cili kryeson renditjen me 29 pikë.

AF ELBASANI 3- 1 KASTRIOTI

13′, 39′ Greca, 53′ Hasani/ 62′ Da Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat