Brazili, në krizë rezultatesh

Futboll

Brazili, në krizë rezultatesh

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:47
Pamje nga ndeshja

Një ndeshje që do të mbetet në histori. Në Maracana, në Rio De Zhaneiro, Argjentina mundi 1-0 Brazilin, i cili për herë të parë humbi një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në fushën e vet.

Ndeshja filloi me vonesë për shkak të përplasjeve në tribuna ndaj edhe pati shumë nervozizëm në fushë. Në pjesën e parë provojnë Messi dhe Raphinha, të dy me këmbën e majtë por pa sukses.

Rastin më të mirë e kishte Martinelli që gati sa nuk ndëshkon, teksa shikon daljen e Martinezit nga porta, por është Romero ai që shpëton në vijën fatale. Në pjesën e dytë, Dibu duhet të bëjë të pamundurën për të shpëtuar sërish nga goditjet e Raphinha e Martinellit. Minuta e 63-të, vendos fatin e kësaj sfide. Lo Celso ekzekuton goditje këndi dhe me kokë Otamendi befason Alissonin.

0-1 për Argjentinën, me Brazilin që e mbyll takimin me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Zhoelinton.

​Pas kësaj fitoreje, Argjentina mbetet e para e grupit me 15 pikë, ndërsa Brazili që pëson humbjen e tretë radhazi, mbetet në kuotën e 7 pikëve, dy më shumë se vendi i tetë që nuk lejon kualifikimin në Botërorin 2026.

Në vendin e dytë me 13 pikë ndodhet Uruguaji që fiton 3-0 me Bolivinë. Në të tretin konfirmohet Kolumbia që fiton 1-0 me Paraguajin. Në ndeshjet e tjera Ekuadori fitoi 1-0 me Kilin dhe Peru-Venezuelë mbyllet në barazim 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat