Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar

Futboll

Trajneri i Partizanit, presidenca merr vendimin përfundimtar

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 13:23
Pamje nga një ndeshje

Partizani konfirmon Arbër Abilaliajn në rolin e trajnerit. Ish-sulmuesi vlonjat, e nisi sezonin si drejtor sportiv te kampionët e Shqipërisë.

Por, 37-vjeçari pranoi postin e trajnerit të përkohshëm të “Demave” më 10 tetor pas rikthimit të Zoran Zekiq në Kroaci.

Abilaliaj ka regjistruar vetëm fitore si teknik i Partizanit, duke dhënë kontribut të madh në ngjitjen e skuadrës në krye të Superiore. Post që e ndan me Egnatian.

Ecuria pozitive, pavarësisht skepticizmit në ditët e para, ka ndikuar që presidenca ta konfirmojë Abilaliajn në postin e trajnerit të skuadrës kryeqytetase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat