Romagnoli: Te Lazio falë një shqiptari

Futboll

Romagnoli: Te Lazio falë një shqiptari

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 16:50
Romagnoli

Romagnoli: Te Lazio falë një shqiptari, Sarri trajneri më i mirë që kam punuar

Ndonëse mbante shiritin e kapitenit në krah, Alessio Romagnoli u largua nga kuqezinjtë në verën e 2022-shit si lojtar i lirë, pasi nuk iu ofrua një kontratë e re.

Mbrojtësi italian u transferua te Lazio, teksa që atëherë është shndërruar në një titullar fiks të kryeqytetasve, por ende nuk di të thotë një arsye të saktë për largimin nga Milani.

“Nuk e di pse nuk vazhdova te Milani. Për këtë duhen pyetur drejtuesit e kohës.

Kishim një marrëveshje, që përfundoi dhe ata nuk e panë të arsyeshme që të vazhdonin bashkëpunimin.

Kalova 7 vite shumë të bukura atje dhe mund të them vetëm fjalë të mira”, u shpreh mbrojtësi.

Romagnoli rrëfen se te Lazio mbërriti edhe falë këmbënguljes së shqiptarit Igli Tare, atëherë drejtor sportiv i bardhekaltërve, teksa nuk i kursen komplimentet edhe për trajnerin Maurizio Sarri.

“Kisha disa mundësi pas largimit te Milani, por Igli Tare këmbënguli shumë dhe vendosa të vij te Lazio. Trajneri më ka dhënë menjëherë besim dhe kemi bërë shumë mirë,.

Mund të them se Sarri është padyshim trajneri më i mirë me të cilin kam punuar në karrierën time. Kuron në mënyrë perfekte linjën mbrojtëse dhe ka koncepte që më pëlqejnë shumë sa i përket lojës me topin”, u shpreh Romagnoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat