Panik tek Allegri

Futboll

Panik tek Allegri

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 13:12
Manuel Locatell

Panik tek Allegri, “Zonja e Vjetër” pa mesfushë në “klasiken” ndaj Inter!

Me “liderin” e mesfushës, Manuel Locatelli, i cili ka shumë pak shanse të luajë në “klasiken” e Serie A, ndaj “zikaltërve” të Inter, tashmë, “bardhezinjtë” e Juventus dhe tekniku Massimiliano Allegri duhet të vuajnë edhe një tejtër mungesë, përballë rivalëve direkt për titull kampion të këtij sezoni.

Bëhet fjalë për talentin italian, Fabio Miretti, i cili në transfertën e “Artemio Fanchi” i dha fitoren skuadrës së tij, me atë gol të shënuar që në mintuat e para të sfidës. “Ylli” 20-vjeçar ka braktisur grumbullimn me 21-vjeçarët e Italisë, me vetë mesfushorin, që ka ndjerë dhimbje mesi.

Tashmë, Miretti do i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të mësuar më shumë kohën e rikuperimit dhe në rast se rikuperimi përfundon pas datës 26 nëntor, për “Zonjën e Vjetër” do të ketë jo pak probleme në sfidën ndaj “zikaltërve” të Inter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat