E veçanta për Di Marian

Futboll

E veçanta për Di Marian

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 13:53
Di Maria

Skuadra ‘Albiceleste’ do të nderojë Ángel Di Marían në takimin ndaj Uruguajit, që do të zhvillohet në “Bombonera”, në orët e para të së premtes, ka zbuluar gazetari Maxi Grillo, nga ‘TNT Sports’. 

Kjo duhet të jetë ndeshja e fundit e ‘Fideos’ për kampionët e botës në tokën argjentinase. Anësori 35-vjeçar i Benfica-s njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja pas Copa América 2024, që do të zhvillohet në SHBA. 

Tashmë, pas ndeshjes me Uruguajin, ‘Albiceleste’ do të vizitojë Brazilin.

Para Copa America 2024, Argjentina do të luajë dy ndeshje përgatitore në Evropë në mars, pa planifikuar më shumë. “Di María është një referencë për ne”,- tha mesfushori i Tottenham, Lo Celso për gazetarët argjentinas.

 “Shpresoj që Angelito (Di María) të qëndrojë me ne.

Ai është një person dhe shok skuadre i jashtëzakonshëm. Të gjithë lojtarët e njohin atë,”- tha sulmuesi i Romës, Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat