Historia flet për Shqipërinë

Futboll

Historia flet për Shqipërinë

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 13:15
Pamje nga një ndeshje

Kuqezinjtë i kanë fituar të gjitha ndeshjet zyrtare kundër Moldavisë

Nëse ka një vend ku kombëtarja e Shqipërisë shkon plot besim për të marrë një rezultat pozitiv e rrjedhimisht edhe kualifikimin matematik në finalet e Euro 2024, ai është Moldavia.

Në historinë thuajse 30-vjeçare të takimeve midis dy skuadrave, kuqezinjtë nuk kanë humbur asnjëherë, duke arritur pesë fitore e një barazim.

Sigurisht që në fushë të premten nuk zbret historia dhe Moldavia e sotme është edhe ajo një pretendente për të shkuar në evropian, ndonëse me shanse shumë më të vogla.

Megjithatë, është një ogur i mirë që në pesë ndeshje të luajtura për kualifikueset e kampionateve evropianë Shqipëria ka arritur pesë fitore. I vetmi barazim midis dy skuadrave është arritur në Tiranë, pa gola, më 2012.

Shqipëria e Moldavia për herë të parë janë ndeshur më 29 mars 1995, për eliminatoret e kampionatit evropian Euro 96, me kuqezinjtë fitues 3-0, me dy gola të shënuar nga Sokol Kushta dhe një nga Salvador Kaçaj.

Ndeshja e kthimit, më 7 qershor 1995, është historike për faktin se shënon fitoren e parë jashtë të Shqipërisë në ndeshje zyrtare. Një ndeshje e çmendur, me barazimin 2-2 të fiksuar pas 16 minutave lojë. Autorë të golave për kuqezinjtë ishin Kushta e Bellai. Rudi Vata shënoi golin e fitores, në minutën e 78-të.

Ndeshja e fundit në Moldavi ka qenë më 14 tetor 2019, për eliminatoret e Euro 2020, fituar 4-0 nga Shqipëria, me gola të shënuar nga Cikalleshi, Bare, Trashi e Manaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat