Arrihet marrëveshja, Tudor pasues i Garcia-s te Napoli?

Futboll

Arrihet marrëveshja, Tudor pasues i Garcia-s te Napoli?

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:22
Tudor

Rudi Garcia raportohet se po numëron ditët në krye të bankinës së Napolit.

Humbja e kampionëve në fuqi të Italisë nga Empoli, mund të jetë ndeshja e fundit për Garcia-n tek “napolitanët”.

Sipas medieve italiane, Igor Tudor do të jetë pasues i Garcia-s.

Madje, thuhet se tashmë kreu i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka arritur marrëveshje me Tudor-in.

“Igor Tudor është një hap larg bankinës së Napolit.

Pas takimit me Aurelio de Laurentiis, palët kanë arritur një marrëveshje për një kontratë njëvjeçare”, shkruajnë mediet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat