Egbo: Kemi 7-8 mungesa

Futboll

Egbo: Kemi 7-8 mungesa

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 16:36
Pamje nga një ndeshje

Trajneri i Prishtinës, Emmanuel Egbo, ka deklaruar se skuadra ka shumë mungesa.

Egbo tutje shtoi se prishtinasit janë në rrugën e duhur, dhe beson se do të kthehen te rezultatet e mira.

“Përgëzoj çunat sepse janë munduar ta mbajnë rezultatin.

Ne kishim raste për të fituar. Kemi 7-8 mungesa dhe nuk kemi shumë organikë në skuadër.

Megjithatë, kishim mundësi të fitonim ndeshjen me rastet që kishim.

Këtë ndeshje do të mund ta mbyllnim në pjesën e parë pas rasteve të shumta.

Nuk kemi rrugë tjetër, besoj se do të kthehemi te rezultatet e mira kur të kthehen mungesat që kemi. Jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Egbo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat