Vdes futbollisti në fushë në Kampionatin Shqiptar, reagon policia

Futboll

Vdes futbollisti në fushë në Kampionatin Shqiptar, reagon policia

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 15:30
Rafael Duamena

Sulmuesi 28-vjeçar, Rafael Duamena ndërroi jetë paso humbi ndjenjat në fushën e blertë gjatë sfidës Egnatia-Partizani.

Policia ka raportuar se  futbollisti i Egnatias është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

"Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes", reagon policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat