Abilaliaj: Kishim goxha vështirësi

Futboll

Abilaliaj: Kishim goxha vështirësi

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:59
Abilaliaj

Partizani mori një tjetër fitore në frymën e fundit, pas ndeshjes me Laçin foli edhe trajneri i “demave”, Arbër Abilaliaj.

“Duhet të korrigjojmë kualitetin në minutat e fundit, nuk mundet që Cara dhe Binstuka të kenë raste të mira dhe mos shënojnë gola. E dinim që do të vuanim këtu dhe Laçi do të tentonte të shënonte gol, e kemi rregullluar diçka që e kemi pasur dobësi vjet. Laçi nuk pati raste të mirëfillta goli.

Kishim goxha vështirësi për ta imponuar lojën tonë këtu, sepse shumë lojtarë nuk luajnë një ndeshje reale për një kohë të gjatë, nuk është se bëmë lojën tonë më të mirë por ishte dhe një zgjidhje e jona.

E dinim që kurbinasit do të kërkonin me doemos pikët, më kënaq fakti që nuk pësuam dhe më dëshpëron fakti që shpërdorojmë dhe nuk shënojmë gola. U munduam të bënim presion të lartë, e arritëm në pjesën më të madhe, janë lojtarë që kanë lodhje, kemi rikuperuar topa, morëm masa pjesën e dytë.

I gëzohemi faktit që jemi mbrojtur ashtu si duhet në në ndeshje të tillë dhe pikëve që janë të arta” deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat