Deschamps: Ka dy të tjerë

Futboll

Deschamps: Ka dy të tjerë

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:22
Deschamps

Topi i Artë 2023 i fituar nga Lionel Messi ka rihapur debtain: a është ai më i miri në historinë e futbollit?

Një pyetje që secili i përgjigjet në mënyrën e tij dhe që vetë trajneri i Francës, Didier Deschamps, nuk e ka ndier ta konfirmojë.

I pyetur në një intervistë me një televizion meksikan nëse “Messi është më i miri i historisë?”, ai ka përfshirë edhe Kylian Mbappe me Cristiano Ronaldo në përgjigjen e tij.

“Është e vështirë të thuhet se Messi është më i mirë se Ronaldo ose Mbappe, që është më i ri. Janë lojtarë që kanë lënë shenjë në futbollin botëror”, ka deklaruar Deschamps.

Sipas trajnerit të Francës, nuk është e lehtë të përcaktohet se kush është më i miri në histori për shkak të disa parametrave, mes të cilëve është edhe mosha për sa i takon yllit të PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat