Guirassy çmend Bundesligan

Futboll

Guirassy çmend Bundesligan

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 18:35
Guirassy

Një lojtar po çmend Bundesliga-n dhe po shkruan historinë.

Po flasim për Serhou Guirassy, 27-vjeçari nga Guinea, i cili po i shtang të gjithë në këtë sezon me Stuttgart-in.

Bardhekuqtë kanë marrë fitoren e radhës në kampionat pasi kanë mundur 3-0 Union Berlin-in e Bonucci-t me shokë dhe mbajnë vendin e dytë në kampionat me 21 pikë.

Protagonisti i këtyre tetë javëve të para ka qenë pikërisht Guirassy, në gol edhe sot kundër Union Berlinit.

Ai, në fakt, është bërë lojtari i parë që shënon 14 gola në tetë javët e para të Bundesliga-s.

Në pesë kampionatet kryesore të Europës, vetëm Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë gola në tetë javët e para të një kampionati në shekullin e 21-të (15 me Real-in në sezonin 2014-15).

Një ecuri e pabesueshme që bën tifozët e Stuttgart-it të ëndërrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat