​Statistikat e Argjentinës, numra të çmendur të kampionit botëror

Futboll

​Statistikat e Argjentinës, numra të çmendur të kampionit botëror

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Numrat statistikorë të Kombëtares së Argjentinës janë të çmendur.

Kampioni botëror, Argjentina po kalon nëpër një formë fantastike, ku tani është e pamposhtur në 50 ndeshjet e fundit nga 51 të luajtura.

Ndërkaq, përgjatë këtyre 51 ndeshjeve, superylli argjentinas, Lionel Messi ka kontribuar me 53 gola dhe asistime.

Në anën tjetër, portieri Dibu Martinez nuk ka pranuar gol për 712 minuta radhazi, që nënkupton se kanë kaluar 10 muaj që prej se Martinez ka pranuar gol për herë të fundit.

Në përgjithësi, gjatë kësaj kohe kampioni i botës ka shënuar 39 gola dhe 14 asistime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat