Berardi: Nuk na takon ne të gjykojmë për bastet, në finalen kundër Anglisë fituam Europianin

Futboll

Berardi: Nuk na takon ne të gjykojmë për bastet, në finalen kundër Anglisë fituam Europianin

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 10:31
Berardi

Të dielën, Berardi, sulmuesi i Sassuolos dhe Italisë, shënoi dopietë në triumfin 4-0 të Kombëtares së tij ndaj Maltës, sfidë e vlefshme për kualifikueset e EURO 2024.

Duke folur për mediet pas kësaj fitoreje, Berardi theksoi se Spalletti e kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen.

“Është padyshim bukur që bëra dopietën sot, jam i lumtur. Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, ishim të fokusuar që në fillim. Trajneri e përgatiti në mënyrën më të mirë këtë sfidë. Ne ishim të përqendruar dhe kjo gjë u pa. Ne ende duhet të dëshmojmë se jemi ata që keni parë sot”-deklaroi sulmuesi.

Ndërsa i pyetur për lojtarët italianë të akuzuar për baste, Berardi tha: “Duhet ta lëmë pas atë që ndodhi, nuk na takon ne të gjykojmë. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe pastaj gjykojnë të tjerët.”

Teksa sa i përket ndeshjes së radhës të Italisë, ku përballë do të ketë Anglinë, Berardi theksoi se kanë fituar në finalen e Europianit përballë këtij kundërshtari.

“Do të jetë një emocion i bukur, fituam Europianin në finalen ndaj Anglisë. Ne duhet të luajmë futbollin tonë dhe të përpiqemi të fitojmë të gjitha ndeshjet që këtu e tutje”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat