Boateng pranë transferimit në Serie A

Futboll

Boateng pranë transferimit në Serie A

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 20:04
Boateng

Jerome Boateng po kërkon të nisë një aventurë të re pas ndarjes me francezët e Lyonit në verë. Mbrojtësi gjerman, është stërvitur me Bayern Munchen, skuadrën ku kaloi 10 sezone, gjatë së cilave fitoi gjithçka.

Trajneri Tuchel dhe drejtuesit e bavarezëve ishin gati ta rikthenin në skuadër, por tifozët dolën kundër dhe operacioni nuk u finalizua.

35-vjeçari mund të firmosë në çdo moment me një klub të ri, dhe në skenë ka dalë Roma. Me Jose Mourinhon që ka nevojë për forcë dhe eksperiencë në repartin e prapavijës.

Rreth mundësisë së transferimit në kryeqytetin italian, kampioni i botës me Gjermaninë në Brazil 2014, u shpreh:

“E ardhmja ime është jashtë vendit. Jam gati për një aventurë të re.

Ndodhem në formë të shkëlqyer, dhe jam ende larg arritjes së formës maksimale…

Ndjej energji të pabesueshme, kam dëshirë të madhe për t’u treguar të gjithëve vlerat e mia”, deklaroi qendërmbrojtësi.

I cili shpreson të arrijë marrëveshjen me drejtuesit e Romës për të filluar aventurën e parë në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat