Capello sheh derbi për titullin e Serie A

Futboll

Capello sheh derbi për titullin e Serie A

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:57
Capello

Përmes “Corriere della Sera”, Fabio Capello tha fjalën e tij për kampionatin Italian dhe shanset për të fituar titullin, duke u fokusuar edhe në disa këshilla për Juventusin:

Sa po argëtohesh me këtë kampionat?

Është një turne i ndryshëm në krahasim me atë të kaluarin, kur Napoli dhe trajneri i tij e kuptuan menjëherë se cila ishte rruga e duhur për të fituar. Kampionati aktual është më i balancuar. Unë shoh Interin favorit, është skuadra më e fortë.

Milani është më shumë i strukturuar se sezonin e kaluar, ndërsa Juventusi, pa marrë pjesë në Kupat e Europës, mund t’i përqendrojë përpjekjet e tij te titulli.

A mund të jetë Juventusi një kandidat vërtet potencial për titullin?

Si fillim, Allegri ka rregulluar mbrojtjen. Tani duket se ka rizbuluar soliditetin tipik të skuadrave të tij.

Pastaj duhet të shpresojë që të ketë në dispozicion dy sulmuesit, Vlahovic dhe Chiesa, të cilët janë të shkëlqyer, por me shëndet delikat. Humbja e Pogba është e rëndë dhe në janar duhet një “shartim” që shton kreativitetin e bardhezinjve. Berardi në këtë kuptim është dikush që garanton cilësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat