Rashica: Jam i lumtur për golat dhe fitoren

Futboll

Rashica: Jam i lumtur për golat dhe fitoren

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 23:38
Rrahmani e Rashica

Kombëtarja e Kosovës në futboll shkëlqen vonë. “Dardanët” arritën fitore të bukur sonte ndaj Andorrës, por erdhi vonë. Shumë vonë.

Kosova triumfoi në udhëtim 0:3 ndaj Andorrës, duke e shijuar vetëm fitoren e parë pas shtatë ndeshjeve në eliminatoret për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Autori i dy golave të parë, Milot Rashica, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për fitoren e arritur, por edhe për golat e shënuar.

“Jam i lumtur për golat dhe fitoren. Ishte një fitore e mirë, pasi është e para. Po ashtu, ishte një rast i mirë për të provuar disa lojtarë të rinj, duke e pasur parasysh situatën në grup.

Mendoj se shumica kanë treguar paraqitje të mirë dhe e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje”, u shpreh vushtrriasi pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat