Stenio Junior “përshëndet” fitoren e Shkëndijës ndaj Vardarit, “gjithçka normale”! 

Futboll

Stenio Junior “përshëndet” fitoren e Shkëndijës ndaj Vardarit, “gjithçka normale”! 

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:10
Pamje nga ndeshja

Nostalgji dhe manifestim dashurie për një lidhje të suksesshme nga e kaluara. Stenio Junior, braziliani që luajti vite me radhë me Shkëndijën e Tetovës, duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të mirë të huaj që ndonjëherë është paraqitur në kampionatin e Maqedonisë, vazhdon të mbajë në zemër kuqezinjtë tetovarë. 

Dikur festonte me shqiponjë golat e tij kundër Vardarit, tashmë përshëndet fitoren e Shkëndijës nga distanca.

Të dielën Shkëndija mundi 2:0 Vardarin në Shkup, derisa Junior duke ditur mirë rivalitetin e madh ndërmjet dy klubeve e tifozerive, nuk ka nguruar të lëshojë një kunj në drejtim të shkupjanëve. 

“Gjithçka normale në Maqedoni. Përshëndetje”, ka qenë komenti i Juniorit në gjuhën angleze dhe me një përshëndetje në shqip i shkruar në postimin e golave nga dueli Vardari-Shkëndija në profilin e tetovarëve në Instagram. 

Nuk kanë munguar komentet e tifozëve duke përshëndetur brazilianin, e duke i manifestuar se mungon në Tetovë, Juniorit që tashmë luan në Tajlandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat