Ja si paraqitet gjendja e Kombëtares shqiptare në prag të sfidës me Çekinë

Futboll

Ja si paraqitet gjendja e Kombëtares shqiptare në prag të sfidës me Çekinë

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 19:44
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi seancën e fundit stërvitore në prag të ndeshjes ndaj Republikës Çeke, që do të zhvillohet këtë të enjte duke nisur nga ora 20:45 në “Air Albania”, takim që do të transmetohet lnë “SuperSport 2”/Digitalb.

Në ekip u pa mungesa i sulmuesit Armando Broja, i cili siç tha edhe trajneri Sylvinho në konferencën për mediet nuk ia del dot për këtë përballje.

“Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot. Është stërvitur shumë pak, pasi ka një shqetësim fizik. Doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea. Më vjen keq, por lojtari nuk luan dot nesër. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë. Gjasula është rikthyer, nuk ka probleme.”-tha Sylvinho.

Gazetari i “SuperSport” Sokol Xhihani raportoi nga “Air Albania”, se përveç Brojës dhe Ismajlit, që nuk mundi të grumbullohej, të gjithë lojtarët e tjerë janë gatshëm.

“Klaus Gjasula që u bashkua së fundmi me Kombëtaren do të jetë i gatshëm për këtë sfidë. Keidi Bare, që kishte shfaqur shqetësime do të jetë i gatshëm që të luajë në këtë ndeshje edhe pse ndoshta jo që nga minuta e parë. Ismajli nuk mundi të grumbullohet dhe duhet parë se cili do e marrë vendin e tij me Mihaj, Ajeti apo Veseli.

Daku dhe Cikalleshi do të duhet të “garojnë”  për vend titullari. Interesante do të jetë të shohim edhe çfarë do të ndodhë me portën edhe pse nga hierarkia së fundmi Berisha ka qenë portier i parë. Klima në skuadër duket shumë pozitive dhe entuziaste”-theksoi Xhihani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat