Gjykata refuzon apelimin e Barçës

Futboll

Gjykata refuzon apelimin e Barçës

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 16:12
Laporta

Gjykatësi Joaquín Aguirre, me një urdhër të fundit, në të cilin gazeta “El Mundo” ka pasur akses, në lidhje me çështjen “Negreira”, ka deklaruar se, në lidhje me apelin e paraqitur nga Barcelona për t’u paraqitur në gjyq si një akuzë private, “sjellja e Laportës në këtë drejtim është identik me atë të presidentëve të mëparshëm”.

Ose e njëjta gjë, se ka indikacione që presidenti aktual i Barcelonës, gjatë fazës së tij të parë si kryesues i klubit blaugrana, dyshohet se ka kryer krime të tilla si Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu.

Pikërisht kjo është arsyeja që gjyqtari paraqet si çelësin e refuzimit të apelit dhe deklarimit se “nuk është etikisht e pranueshme që Laporta të akuzojë presidentët Rosell dhe Bartomeu për krimin në fjalë, kur ka më shumë se të dhëna të bollshme që ai ka kryer të njëjtat veprime (pagesat e shumave të mëdha të parave për Enríquez Negreira).

Prandaj, fakti që Barcelona përpiqet të paraqitet si palë private është etiketuar nga gjyqtari Aguirre si “mashtrim ligjor”. Nga ana tjetër, ai ka kërkuar informacion mbi llogaritë e familjes “Negreira” nga gjithsej tetë banka për t’i analizuar. Ka pasur një rritje në asetet midis viteve 2001 dhe 2008.

Josep Maria Bartomeu, Sandro Rosell, José María Enríquez Negreira dhe djali i tij janë akuzuar gjithashtu nga gjyqtari Joaquín Aguirre, kreu i Gjykatës Hetimore numër 1 të Barcelonës, siç njoftoi “El Debate” pak javë më parë.

“Krimi i ryshfetit është konsumuar pasi është bërë pagesa, pavarësisht nëse është demonstruar apo jo korrupsioni sistemik i arbitrazhit spanjoll për shkak të pagesave të tilla, – nënvizon gjyqtari. – FC Barcelona nuk përdori një mënyrë tradicionale pagese, por një formë të re të shpërblimit të mundshëm të paligjshëm”.

Për gjyqtarin, kjo përfaqëson një “korrupsion të mundshëm sistemik në CTA, pasi Negreira kontrollonte sistemin e kualifikimit të gjyqtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat