Futbolli i bashkohet fushatës kundër kancerit të gjirit "Prishtina Rozë"

Futboll

Futbolli i bashkohet fushatës kundër kancerit të gjirit "Prishtina Rozë"

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 21:57
Pamje para ndeshjes Prishtina - Ballkani

Futbolli i bashkohet fushatës kundër kancerit të gjirit "Prishtina Rozë"!

Federata e Futbollit e Kosovës iu ka bashkuar fushatës sensibilizuese të Komunës së Prishtinës “Prishtina Rozë”, në luftën kundër kancerit të gjirit.

Në derbin e javës së 9-të në Superligë, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, futbollistët e të dyja skuadrave para fillimit të ndeshjes kanë defiluar me fanellat e kësaj fushate.

“Kësisoj edhe futbolli është bërë pjesë e fushatës, e cila ka për qëllim sensibilizimin e qytetareve mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kontrollave tek mjeku, pasi diagnostikimi i hershëm ndihmon në luftën ndaj kësaj sëmundje dhe shpëton jetë. I pranishëm ishte edhe dr. Izet Sadiku, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Bashkë për shëndetin! Bashkë kundër kancerit të gjirit! Për mua, për ty, për të gjithë!”, ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës në një postim në rrjetet sociale me fotografi nga paraqitja e futbollistëve me fanellat me mbishkrimin “Prishtina Rozë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat