Dinamo e Zagrebit me probleme në Prishtinë! Jakiroviç: Të jemi në nivelin më të lartë

Futboll

Dinamo e Zagrebit me probleme në Prishtinë! Jakiroviç: Të jemi në nivelin më të lartë

Nga: K. Goca Më: 4 tetor 2023 Në ora: 19:48
Pamje nga konferenca

Dinamo e Zagrebit kërkon tre pikë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë!

Ndeshja mes kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës dhe Dinamos, luhet nesër në orën 18.45 në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Conference League në futboll. 

Trajneri i Dinamos, Sergei Jakiroviç, shprehet optimist përkundër problemeve dhe mungesave që ka për, sfidën me Ballkanin.

Jakiroviq vajton humbje nga Hajduku i Splitit në kampionatin kroat.

"Është vështirë për ne që humbëm sepse e humbëm pa meritë. Mendoj se është mirë që kemi një lojë të re menjëherë sepse mund të shpaguash veten menjëherë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta ngritur nivelin e lojës edhe më shumë." ka thënë Sergej Jakiroviç për humbjen ndaj Hajdukut

“Na pret një ndeshje ndaj Ballkanit, një ekip shumë i avancuar, i organizuar dhe lehtësisht i adaptueshëm.

Ata dinë të ndryshojnë sistemin, ne e dimë që luajnë në një sistem 4-4-2, i kemi analizuar dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal, në nivelin e agresivitetit, madje do të thosha në kufirin e fanatizmit, sepse kështu luajnë.

Ata i fituan të gjitha ndeshjet në Evropë në shtëpi, dhe kjo thotë mjaft dhe do të duhet të jemi në nivelin maksimal”, ka thënë trajneri i Dinamos.

Futbollisti i Dinamos, Marko Bulat, tha se do të jetë vështirë.

 “Bota e futbollit nuk është shumë e njohur me ekipin e Ballkanit dhe as ne nuk e kemi njohur deri sa e kemi parë analizën.

Është një ekip potent që luan prej dy-tre vitesh bashkë.

Ata janë agresivë, kërkojnë lojëra në duel. dhe ata janë shumë të mirë në top. Ata kanë dy, tre lojtarë të gjatë që janë të rrezikshëm në ndalesa dhe ne duhet t'i kushtojmë shumë vëmendje kësaj. Ne duhet të fillojmë shumë mirë nga minuta e parë, sepse edhe ata do ta bëjnë këtë.

Fusha është si është, ashtu si është për ne, ashtu si është për ata dhe besoj se do të luajmë mirë, sidomos pas pengesës ndaj Hajdukës. Mezi presim të fillojë ndeshja sepse do të na ndihmojë shumë në këtë. moment”, tha futbollisti Bulat.

Trajneri Jakiroviç më pas iu referua gjendjes shëndetësore të lojtarit.

“Drmiq është pyetur për këta ndeshje dhe ne nuk do të rrezikojmë me të sepse të dielën kemi një ndeshje kampionati me Istran.

Baturin stërviti pesëdhjetë për qind dje, do ta shohim sot pas stërvitjes. Gjuri i tij ishte duke e shqetësuar pak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat