Dy humbje radhazi nën drejtimit e kampionit të botës në vitin 2006

Futboll

Dy humbje radhazi nën drejtimit e kampionit të botës në vitin 2006

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:17
Fabio Grosson

Olympiku i Lyonit nuk ngre kokën as me Fabio Grosson, i cili zëvendësoi të larguarin Laurent Blanc.

Pas disfatës 1-0 ndaj Brestit në debutimin e italianit, erdhi humbja e radhës 2-0 ndaj Reims.

Dy humbje radhazi e kanë rënduar më tej situatën e Lyonit, i cili është në fund të Ligue 1 me dy pikë nga 21 të mundshme. Tani mund të flitet seriozisht për rënien nga kategoria.

Grosso nuk mundi dot Reimsin e Will Still, trajneri mrekullibërës të Ligue 1. Golat e Marshall Munetsi (45′) dhe Yunis Abdelhamid (71′) bënë diferencën.

Një triumf që e vendos Reimsin në vendin e tretë me 13 pikë, vetëm një më pak se Monaco dhe Brest, liderët e Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat