Egnatia merr maksimumin në Shkodër dhe prek kreun, Vllaznia nuk ia del me dhjetë lojtarë

Futboll

Egnatia merr maksimumin në Shkodër dhe prek kreun, Vllaznia nuk ia del me dhjetë lojtarë

Nga: K. G. Më: 27 shtator 2023 Në ora: 20:05
Pamje nga ndeshja

Vllaznia “bie” në Shkodër, me skuadrën e Memellit që u mposht 0-2 në sfidën e javës së 6-të ndaj Egnatia-s.

Sfida nisi në malore për shkodranët, kjo pasi vendasit u ndëshkuan me karton të kuq që në minutën e 17-të, me Dragoshin që la Vllazninë me dhjetë lojtarë pas ndërhyrjes  ndaj Spahiut.

“Një regjizor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin

Një karton dhe moment që ndryshoi sfidën, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, me vendasit që i shkuan pranë golit në fund.

Në fraksionin e dytë, skuadra rrogozhinase shfrytëzoi në maksimum superioritetin numerik dhe kaloi shumë shpejtë në avantazh, Isgandarlin që shënoi në minutën e 48-të.

Një gol i cili vendosi në lëvizje mekanizmat e të dyja ekipeve, por shkodranët nuk gjetën forcën e duhur për të reaguar, ndërsa Egnatia realizoi golin e dytë dhe të sigurisë në fundin e takimit, në minutën e 90-të me “njeriun gol”, Raphael Dwamena.

0-2 dhe Egnatia shkon në kuotën e 13-të pikëve duke marrë kreun e klasifikimit, ndërsa Vllaznia rikthehet te humbja dhe mbetet me 8-të pikë në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat