​Rrahmani tregon ku dëshiron të luajë në të ardhmen

Futboll

​Rrahmani tregon ku dëshiron të luajë në të ardhmen

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 08:47
Sulmuesi nga Kosova, Albion Rrahmani

Sulmuesi nga Kosova, Albion Rrahmani po shkëlqen në kampionatin rumun, atje ku po luan për skuadrën e Rapid Bukureshtit.

Në ndeshjen e fundit kundër CFR Cluj, Rrahmani ishte padyshim figura emblematike në fitoren 3-1 të skuadrës së tij duke realizuar dy gola dhe një asistim, ndërsa lëshoi mundësin për ta kompletuar hat-trickun e tij pasi humbi penalltinë.

Por, menjëherë pas ndeshjes, Rrahmani ka frikësuar bashkëlojtarët e tij pasi ka shprehur hapur synimin për t’u larguar dhe për ta vazhduar karrierën në ndonjërën prej top-5 ligave më të mëdha evropiane.

Fillimisht ai ceku faktin se i njihte rivalët e CFR Cluj nga koha kur luante për Ballkanin dhe se është detyra e tij për të shënuar sa më shumë gola.

“Është një ndjenjë shumë e mirë kur shënon, para së gjithash fituam tre pikë, pikë të rëndësishme. Është detyra ime të shënoj dhe sigurisht ndihem mirë. Nuk e prisja, CFR është një ekip shumë i mirë. Kur isha te Ballkani luaja kundër tyre në Ligën e Konferencës dhe e njihja mentalitetin e CFR Cluj. Kam shënuar gjashtë gola dhe sigurisht ndihem mirë këtu”, tha Rrahmani.

Ai më pas tregoi hapur dëshirën për të luajtur në nivele më të larta.

“Këtu ndihem si në shtëpinë time, e dua Rapidin dhe tifozët janë të mrekullueshëm. Nuk e di nëse do të qëndroj gjatë këtu sepse po luaj për të avancuar karrierën time, për të shkuar në ekipe të mëdha në Evropë. Pse jo? Dua të luaj në pesë ligat e para të Evropës” , tha Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat