Vavalisin e kënaq fitorja ndaj Prishtinës

Futboll

Vavalisin e kënaq fitorja ndaj Prishtinës

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 21:30
Akis Vavalis

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, është shprehur i lumtur pas fitores që ekipi i tij mori në shtëpi ndaj ekipit nga kryeyqyteti, Prishtinës.

Drita fitoi 3:0 ndaj Prishtinës të dielën në Gjilan në një sfidë ku të pranishëm në stadium ishin të dy tifozeritë, “Intelektualët” dhe “Plisat”.

“Ishte një rezultat shumë i rëndësishëm, arritëm të fitonim në fund. Seria prej tri barazimeve na ka shkaktuar edhe problem psikologjik”.

“Sot arritëm t’i shënonim tri gola dhe kjo ishte shumë e rëndësishme”, u prononcua tekniku grek.

Për Dritën kjo ishte vetëm fitorja e dytë në këtë edicion të ri të garave, teksa ata synojnë që të vazhdojnë edhe më tutje me këtë seri pozitive të rezultateve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat