Në cilën pjesë të stadiumit do të zhvendosët tifozët çekë?

Futboll

Në cilën pjesë të stadiumit do të zhvendosët tifozët çekë?

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 15:12
Stadiumi “Air Albania”

Shqipëria do të presë në 12 tetor Republikën Çeke, në takimin që do të luhet në mbrëmje në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë.

Teksa të gjitha biletat për tifozët shqiptarë janë shitur, nga ana tjetër, kundërshtari ka nxjerrë në shitje biletat për tifozët e tyre, me një çmim prej 30 eurosh.

Federata çeke mbrojti zhvendosjen e sektorit për tifozët çekë në katin e sipërm të tribunës, për arsye sigurie.

Gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë janë hedhur objekte në drejtim të tifozëve polakë, të cilët ishin vendosur në sektorin e poshtëm të stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat