Rexhbeçaj me Augsburgun me një lojtar më pak e mundën Mainzin

Futboll

Rexhbeçaj me Augsburgun me një lojtar më pak e mundën Mainzin

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 17:33
Pamje nga ndeshja

Augsburgu ka shënuar fitore domethënëse me rezultat 2:1 ndaj Mainzit, në takimi e javës së pestë të Bundesliga I.

Futbollisti Engels në minutën e 62-të u përjashtua direkt me karton të kuq, duke lënë me një lojtar më pak Augsburgun.

Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj ka treguar lojë të mirë me Augburgun. Rexhbeçaj u paraqit nga minuta e parë.

Për vendasit shënoi Demiroviq në minutën e 15-të e 45-të dhe për mysafirët realizoi Airque (6'). 

Augsburg është në vend të 11-të me 5 pikë dhe Mainz në fund me 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat