Incident në Milano, tifozi i Newcastles goditet me thikë

Futboll

Incident në Milano, tifozi i Newcastles goditet me thikë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Dueli Milan-Newcastle i vlefshëm për ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Champions, pritet të ndezë Italinë.

Por një incident ka ndodhur gjatë mesnatës, ku një tifoz i Newcastles është plagosur nga një grup prej 7-8 personash.

58-vjeçari ka marrë një goditje me thikë në shpinë dhe dy në krahë.

Më pas ai është dërguar në spitali ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton ngjarjen, por ende nuk dihet arsyeja pse tifozi anglez është sulmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat