Italiani rikthehet me tjetër status në Francë

Futboll

Italiani rikthehet me tjetër status në Francë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:50
Fabio Grosso

Drejtuesit e Lyon në Francë kanë zyrtarizuar akordin me trajnerin Fabio Grosso.

Kampioni i Botës në vitin 2006 me Italinë firmosi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024 ndërsa ka edhe opsionin për të rinovuar me një tjetër vit.

Kujtojmë se Grosso si lojtar është aktivizuar edhe me Lyonin duke fituar kampionatin dhe kupën, ndaj e njeh mirë ambientin që e pret në Francë.

Në pritje edhe të plotësimit të stafit të tij, Grosso do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së dielës që Lyon e luan në shtëpi përballë Le Havre, për t’u prezantuar më pas para mediave të hënën e datës 18 shtator.

Kujtojmë se Grosso zëvendëson tek Lyon, Laurent Blanc që u shkarkua pas një starti të dobët të sezonit me skuadrën që grumbulloi vetëm një pikë në katër javët e para të Ligue 1.

Karrierën e tij si trajner Grosso e nisi në vitin 2014 me të rinjtë e Juventus për të drejtuar më pas Barin, Hellas Verona, Brescian, Sionin dhe Frosinonen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat