Sparta Praga në futsal që udhëhiqet nga Beni Simitciu rrezikon mbylljen

Futboll

Sparta Praga në futsal që udhëhiqet nga Beni Simitciu rrezikon mbylljen

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 12:31
Sparta Praga

Në një situatë aspak të mirë është duke kaluar njëra nga skuadrat e mëdha çeke në futsal, Sparta Praha.

Siç raportojnë mediat atje, për herë të parë në histori të këtij vendi në klub është dërguar në Ligën e Parë nga Superliga, madje klubi ka afat deri nesër t’i përmbushë obligimet, ndryshe mund t’i merret edhe licenca për gara.

Të kujtojmë se kjo skuadër udhëhiqet nga trajneri shqiptar Beni Simitciu, ndërsa aty luajnë edhe disa lojtarë kosovarë si Jeton Rukovci, Melos Kelmendi e Drilon Maxharaj.

Sipas burimeve të GazetaSport.info, ata tashmë janë kthyer në Kosovë dhe do t’u bashkohen klubeve kosovare.

Të kujtojmë se Simitciu ka qenë trajner edhe i Kombëtares së Kosovës në futsal, por u largua për shkak të rezultateve të dobëta derisa situatë të njëjtë kishte edhe te Benago në Çeki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat